Escobari thotë se e informoi Blinkenin që Asociacioni nuk është zbatuar ende

I dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, diplomati amerikan Gabriel Escobar ka thënë se rregullisht e informon Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për The Pavlovic Today, Escobar ka thënë se një nga temat për të cilat e informon Blinkenin, është moszbatimi i marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Para së gjithash, ne mendojmë se dialogu ka një plan të mirë. Ne mendojmë se tani propozimi franko-gjerman të cilin ne e mbështesim – unë isha atje, kur ata e dorëzuan atë – ishte një hap i rëndësishëm në normalizimin”. Është një udhërrëfyes i mrekullueshëm, shpresojmë që të dyja palët ta pranojnë dhe të fillojnë menjëherë zbatimin e tij. Por ndërkohë, ka mjaft fusha që ekzistojnë brenda Marrëveshjes së Brukselit që mbeten të paplotësuara. Një nga më të rëndësishmet është Asociacioni i shumicës serbe”, tha Escobar.

I pyetur se çka nënkupton togfjalëshi “angazhim konstruktiv”, të cilin Blinken e përdori pas bisedës me presidentin serb Aleksandar Vuçiqin, Escobar ofroi sqarimin e tij si zyrtar i Departamentit të ShBA-së.

“Ata janë të gatshëm të marrin në konsideratë çdo pikë të marrëveshjes. Ata janë të gatshëm të fillojnë menjëherë zbatimin dhe negocimin e anekseve, anekseve shoqëruese. Pra, kjo është vërtet konstruktive”, shpjegoi Escobar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *