Plagosja e 40-vjeçarit në Ish-Bllok; arrestohet autori tjetër

Policia ka njoftuar ditën e sotme se ka vënë në pranga autorin tjetër të plagosjes së ndodhur më datë 21 janar. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur 40-vjeçari Eder Dorzi. Ngjarja ndodhi në rrugën “Vaso Pasha”, në zonën e Ish-Bllokut. Ditën e sotme u ndalua shtetasi 27-vjeçar me incialet E.H.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune intensive hetimore, kapën dhe ndaluan shtetasin E. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 21 janar 2023, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, në bashkëpunim me shtetasin M. H. (i arrestuar disa ditë pas ngjarjes), ka goditur me mjet prerës shtetasin E. D., 40 vjeç.” – njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *