Vula e PD në Apel/ Shorti përcakton trupën gjykuese

Ditën e sotme është hedhur shorti elektronik në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për përcaktimin e çështjeve gjyqësore. Mes tyre ishte edhe ankimimi që Partia Demokratike e Alibeajt i ka bërë vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e partisë Sali Berishës më 25 mars.

Shorti i hedhur sot, ka caktuar që kjo çështje do të shqyrtohet nga Elona Mihali e cila do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja. Grupi i Rithemelimi ka kërkuar që të caktohet sa më parë një datë, ndërsa tashmë do të jenë 3 gjyqtarët që do të vendosin se kur do të marrin në shqyrtim çështjen e animimit të PD-së.

Deri më tani, në gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha që dha dorëheqjen, ndërsa vendimi që pritet të ndajë përfundimisht se kush e ka drejtimin e partisë mes kryetarit të komanduar Alibeaj dhe Berishës, është ai i Apelit që deri më tani është shtyrë disa herë. Megjithatë, për të shmangur ngërçet e mundshme, gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *