Shembja e mbikalimit në Shkodër; shoqërohet në polici 60-vjeçari

Blutë e Shkodrës kanë arrestuar një person pas shembjes së mbikalimit të këmbësorëve nga një kamion. 60-vjeçari me inicialet S.Sh., i rënë në pranga, është shoferi i kamionit, që po transportonte një vinç, kur goditi aksidentalisht mbikalimin. Mjetet e transportit janë bllokuar nga ana e policisë, në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Identifikohet, shoqërohet dhe procedohet penalisht, drejtuesi i kamionit, i cili duke transportuar një vinç, dyshohet se aksidentalisht goditi mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e mbikalimit të këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, ju bëjmë me dije se gjatë veprimeve të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi S. Sh., duke transportuar një vinç, me kamion, dyshohet se aksidentalisht vinçi ka goditur mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, duke e rrëzuar pjesërisht atë.

Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. Sh., 60 vjeç, banues në Shkodër.

Mjetet kamion dhe vinç janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet e tjera procedurale për këtë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *