“Janë dy ambasadorë, njëra me fustan tjetri jo”/ Berisha: Në Shqipëri ka korrupsion ‘erotik’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar disa ditë më parë se në Shqipëri ka korrupsion ‘erotik’.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Quo Vadis”, Berisha nuk preferoi të flasë me emra konkretë, por tha se janë dy ambasadorë që janë vërsulur kundër opozitës për të mbrojtur Edi Ramën.

“Ata që u vërsulën kundër opozitës për të mbrojtur Edi Ramën. Dy ambasadorët. Dihet ajo. Dy janë ata. Unë i kam thënë emrat e tyre. Dihet ajo. Kjo është e vërtetë 100% se nëse ti sulmon opozitën, ti ndihmon korrupsionin qeveritar dhe Qeverinë”, theksoi Berisha.

Më herët, i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Berisha ka akuzuar ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim se është korruptuar “erotikisht”. Kreu i PD, tha se qeveria përdor çdo mjet për të korruptuar diplomatët e huaj në Shqipëri, përfshi këtu edhe korrupsionin erotik.

Sali Berisha: Janë McGonigal, njëra me fustan, tjetri jo. Unë them sepse këta përdorin të gjithë format, korrupsionin monetar, politik, erotik.

Beti Njuma: Çfarë do të thotë korrupsion erotik? Për kë e keni?

Berisha: Ia kam thënë unë asaj, e di ajo. Më thuaj pak, çfarë janë ato pushime me majëzat e qeverisë? Dhe më akuzuan po ndërhyn në jetën personale. Po ta dish kur kullot në livadhet e qeverisë, ke bërë konflikt interesi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *