Stormi mbushi 5 vjeç dhe sigurisht, e gjithë familja festoi përvjetorin e saj nën një tematikë feste, të quajtuar “Stormi World”, e cila tanimë është traditë dhe kështu quhet çdo ditëlindje e vogëlushes.
Por, edhe pse “Stormi World” është përdorur që prej 1-vjetorit të vajzës, sërish, njerëzit e kritikuan ashpër Kylie, për shkak të tragjedisë të ndodhur pikërisht në koncertin e madh të Scott, ironikisht, të quajtuar “Astroworld”.
Koncerti u mbajt në vitin 2021 dhe për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve dhe turmës masive, pati 10 viktima dhe një sërë njerëzish të lënduar.
Asokohe, Travis u përball me një numër të madh kritikash dhe për fare pak u anulua nga fansat e tij, si pasojë e një videoje që qarkulloi në rrjet. Në video shfaqej Travis që vijonte performancën, ndërkohë që njoftohej të ndalonte sepse po ndodhte një emergjencë. Më pas, reperi postoi një video ku u kërkonte ndjesë fansave, të lënduarve dhe familjarëve të tyre.
Pas ngjarjes, familja Jenner nuk e përdori këtë tematikë në vitin 2021, pikërisht prej ngjashmërisë me “Astroworld” dhe organizoi një festë private. Por, në 2023-shin, festa madhështore, e organizuar me lojëra dhe një sërë aktivitetesh për fëmijë, u rikthye me të njëjtin emër, çka irritoi njerëzit.
“E pashpirt”; “Kylie është e fiksuar me Travis”; “Derisa e hoqën njëherë, mund ta hiqnin sërish”, ishin disa komente që qarkulluan nëpër rrjete të ndryshme sociale, duke fajësuar kështu Kylie për tematikën e ditëlindjes së Stormi.