Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar pasditen e sotme me strukturat e PL në Tiranë.
Meta shprehet se ka vënë re një padurim të madh të qytetarëve për të realizuar ndryshimin e shumëpritur në qytet. Ai shton se ndryshimi përgjigja dhe fitorja fillojnë pikërisht nga protesta që opozita ka thirrur të shtunën e ardhshme, në datë 11 shkurt.
“Padurim i madh i qytetarëve të Tiranës për të realizuar ndryshimin e shumëpritur në kryeqytet. Tirana u përket vetëm qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë, që e duan dhe sakrifikojnë për të dhe kurrë më gjobaxhinjve dhe plaçkitësve të “Rilindjes”. Ndryshimi, përgjigjja dhe fitorja fillon nga protesta historike në 11 shkurt”, shkruan Meta.