Duke filluar nga kjo fundjavë por edhe ditët në vijim gradualisht mbi vendin tonë do të fillojnë të depërtojnë masa ajrore të acarta me origjinë siberiane.
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 700 metër pritet të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të jetë intensive me shpejtësi mesatare 1-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina do të arrijë deri në 15-20m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -1 deri 6°C
në zonat e ulëta 4 deri 12°C
në zonat bregdetare 6 deri 12° C.
Duke filluar nga dita e nesërme (por edhe java në vijim) moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por njëkohësisht me rënie të temperaturave të cilat do të prekin vlerat negative në një pjesë të madhe të vendit.