Arrestimi i Alda Klosit, policia publikon akuzat që rëndojnë mbi të

Policia e Tiranës ka publikuar ditën e sotme akuzat që rëndojnë mbi shtetasen Alda Klosi, ish-zyrtaren e arrestuar mbrëmjen e djeshme. Siç është raportuar edhe më herët, arrestimi ka vënë përballë dy deklarata, atë të pastrueses që akuzohet se vodhi 120 mijë euro në banesën e Klosit e cila e akuzon për inskenim, dhe asaj të ish-zyrtares.

Sipas njoftimit zyrtar të bluve të kryeqytetit Klosi akuzohet për veprat penale:

1.“Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”

2. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale”

3. “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *