Vodhi 11 biçikleta dhe i shiti; arrestohet 34-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar 34-vjeçarin me inicialet A.T. i cili akuzohet për vjedhjen e 11 biçikletave, të cilat më pas i shiste. Këto vjedhje janë kryer gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti.

Njoftimi i policisë:

“Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Eleven”, për zbardhjen e disa vjedhjeve.

U vodhi shtetasve të ndryshëm, 11 biçikleta gjatë këtij viti, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nisur nga denoncimet e qytetarëve për disa raste të vjedhjes së biçikletave të tyre, kanë organizuar menjëherë punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Eleven”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se 34-vjeçari është autor i 11 vjedhjeve të biçikletave, shtetasve të ndryshëm, vjedhje të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Shtetasi A. T. ua shiste më pas biçikletat e vjedhura, shtetasve të ndryshëm.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *