Derbi Inter-Milan/ Rekord të ardhurat për zikaltërit, shiten 75 mijë bileta

Të dielën sytë e futbolldashësve në të gjithë botën do jenë drejt Seria A, pasi luhet derbi ‘i Madoninës’ mes Interit dhe Milanit. Zikaltërit e Inzaghit duan t’ja dalin për të gjetur vazhdimësinë, ndërsa kampionët në fuqi po përpiqen të lënë pas krizën e janarit.

Ndërkohë tifozët prej ditësh kanë blerë të gjitha biletat e San Siro-s, konkretisht më shumë se 75 mijë. Për rrjedhojë është vendosur një tjetër rekord, pasi Inter do arkëtojë 5.8 milionë euro sipas ‘Gazzeta dello Sport’.

Shifra më e madhe e fituar nga një ndeshje në Seria A është në 2019 po nga Inter. Në 6 tetor të atij viti u luajt derbi i Italisë Inter-Juventus që u solli zikaltërve 6.6 milionë euro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *