‘Vijon puna e borëpastrueseve’ Rama këshillon shoferët: Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit

Reshjet e dëborës kanë sjellë vështirësi në qarkullim në disa akse të vendit, kryesisht në zonat malore. Mjetet borëpastruese ndodhen në terren për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve. Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka këshilluar drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar.

“Vijon puna në terren nga veriu në jug pa ndërprerje me mjete borëpastruese dhe skuadra pune, për të siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht dhe pa probleme përpos temperaturave nën 0 °C.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” – shkruan Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *