Shumë presion nga çështja “McGonigal”? Rama ia “mbath” nga Tirana dhe nis pushimet

Edhe pse nuk shkoi në Kuvendin e Shqipërisë për t’u përballur me pyetjet e deputetëve të opozitës për çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur veriun e vendit për të pushuar dhe për të hequr pak mendjen nga politika e vendit.

Edhe pse për më shumë se një javë nuk doli në media, por reagonte vetëm në rrjetet e tij sociale me pretendimin se e kishte kapur viroza e stinës, Rama ka zgjedhur që të shtunën dhe të dielën ta kalojë në mes të borës me familjen e tij. Në profilin e tij në Instagram, ai ka postuar foto mes borës nga Buni Bajraktarit, në Bogë të Malësisë së Madhe.

Ç’lidhje ka Rama me ish-agjentin e FBI?

Rreth një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.

Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin.

Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *