U kapën me 5.6 kg drogë dhe 75 mijë euro në makinë, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Itali mbrëmjen e 2 shkurtit.

Policia arrestoi një 42-vjeçar dhe një 21-vjeçar, të dyshuar për trafik droge në sasi të mëdha.

Dy shqiptarët të cilin ishin duke lëvizur me një furgon janë ndaluar nga policia dhe menjëherë kanë shfaqur shenja intolerance dhe nervozizmi të pajustifikuar.

Nga kontrolli i mjetit, u bë e mundur gjetja e 5 pako me heroinë dhe kokainë të fshehura në papafingon e kabinës së shoferit.

Po ashtu u gjetën dhe para cash, që arritën vlerën e 73.205 euro.

Të arrestuarit janë shoqëruar në burgun e Barit dhe janë në pritje të njohjes së masës paraprake.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *