Dea Mishel e cila fitoi “Lojën e inteligjencës”, kishte në dorë zarfin e kuq të futur në shtëpi nga Vëllai i Madh. Duke qenë se fitoi lojën, Dea kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim. Banorët që ajo zgjodhi ishin: Efi, Kiara dhe Luizi dhe një prej tyre do të eleminohet mbrëmjen e sotme.
Në nominim mbrëmjen e sotme kanë qenë Efi, Xhonatani dhe Luizi. Mes tyre, banori që u eleminua vetëm pak më parë nga shtëpia e “BBV2” këtë spektakël ishte Xhonatan Islami. Kjo është hera e dytë që Xhonatani është eleminuar, kjo pasi në eleminimin e parë konkurrenti ka pasur një biletë vajtje-ardhje dhe u kthye përsëri brenda shtëpisë tek banorët e tjerë. Ama këtë herë nuk ka asnjë mundësi për një tjetër shans, pasi këtë herë nuk ka një biletë.