Dita e dytë/ Shembja e objekteve në bregdet, IKMT vijon aksionin në Velipojë dhe Ksamil

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit është sot në ditën e dytë të operacionit për prishjen e të gjitha objekteve pa leje të cilat janë ndërtuar rreth zonave bregdetare të vendit, duke ‘zaptuar detin’.

Aksioni i IKMT nisi një ditë më parë me dy prej zonave më turistike në vend, Velipoja dhe në skajin jugor të Ksamilit, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone.

Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

Në aksionin e nisur në Ksamil, ka pasur edhe përplasje mes pronarëve dhe efektivëve të policisë. Madje, një grua është shfaqur duke debatuar me policinë, teksa qante dhe kërkonte shpjegime për shembjen e ndërtesës së saj.

I pranishëm në terren ishte edhe zëvëndës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i cili ka deklaruar se aksioni ‘Bregdeti ynë’ për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit pritet të përfundojë brenda datës 30 qershor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *