Një punëtor në Kosovë ka rënë nga një objekti në ndërtim, teksa ishte duke punuar.
Mediat bëjnë me dije se punëtori ka marrë dëmtime të rënda në trup si pasojë e rënies nga lartësia, si dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Mësohet se pas ngjarjes janë arrestuar dy pronarët e kompanisë.
Njoftimi i policisë:
Fushë Kosovë, 04.02.2023 – 13:36. Një mashkull kosovar, ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.