Nuk merr pjesë në gara muzikore, Alban Skënderaj shuan dyshimet dhe zbulon të vërtetën

Këngëtari Alban Skënderaj i ftuar “Në Kurthin e Piter Panit”, zbuloi arsyen pse nuk ka marrë më pjesë në festivale.

“Unë them që muzika është shumë individuale, kështu që dalëngadalë mentaliteti i çmimeve do tejkalohet”, – tha ai duke shtuar se nuk i ka refuzuar festivalet, sepse është mësuar të marrë çmimet e para, por sepse muzikën e shikon më individuale.

Në festival, tani është më e vështirë, se tani ka shumë artistë të mirë dhe konkurrenca është shumë më e lartë. Unë do vazhdoj të bëj muzikën time për ju, për fëmijët, për të rriturit, ta bëj muzikën dhe ta kem kontaktin direkt me publikun, se kur kalon në festivale, bëhet pak më e vështirë dhe ty të vihet një emër si artist, pra ti je i pesti, i treti, i pari. Kurse kur bën muzikë për publikun, ti je Albani që e duan dhe e dëgjojnë njerëzit në shtëpi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *