Mish i dekompzuar në bagazhin e mjetit për të kamufluar erën e kokainës/ Si u kapën dy shqiptarët në Bari

Dy shqiptarë në Itali janë arrestuar nën akuzën e transportimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ata u ndaluan teksa po udhëtonin me furgon nga një postbllok policie në në dalje të autostradës Bari Nord.

Sapo janë ndaluar nga karabinierët, sipas mediave italiane dy shqiptarët të moshës 42 dhe 21-vjeç kanë shfaqur shenja nervozimi.

Në bagazhin e mjetit, policët gjetën disa çanta të llojeve dhe madhësive të ndryshme, me ushqime si (vaj, fruta dhe mish në gjendje të avancuar dekompozimi) të cilat kishin një aromë shumë të rëndë,

Kjo ngriti dyshimet e efektivëtë se ishte një truk i përdorur nga korrierët e drogës për të kamufluar sa më shumë aromën e lëndëve narkotike, në rast të kontrolleve nga qen antidrogë.

Gjatë kontrollit të furgonit, u bë e mundur gjetja 5 pakove me drogë të mbështjella me celofan dhe me shirit ngjitës.

Pakoët ishin me heroinë dhe kokainë, me peshë totale 5.6 kg. Githashtu u gjetën brenda një qese 8 pako me kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të mbështjella me celofan. Shuma e parave të sekuestrua ishte 73.205 euro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *