Një vrasje ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Pajovë të Peqinit. Viktimë ka mbetur një shtetas 45-vjeç. Vrasja ka ndodhur me armë zjarri dhe dyshohet për motive të dobëta. Policia ka arrestuar një 40-vjeçar, i dyshuar për këtë vrasje.
Njoftimi i policisë
Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.
Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajovë, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
/Priza.al/