Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në Peqin. Janë zbuluar emrat e viktimës dhe autorit të dyshuar të vrasjes që u arrestua pak minuta pas krimit.
Viktima është identifikuar si Ylber Xhahysa, ndërsa autori i dyshuar si Leonard Bashaliu.
Xhahysa ishte pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin.
Mësohet se autori dhe viktima ishin të njohur dhe miq me njëri-tjetrin.
45-vjeçari Xhahysa kishte shkuar mëngjesin e sotëm pranë banesës së 36-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj ku dyshohet se ka ndodhur dhe konflikti për motive të dobëta. Bashaliu e ka qëlluar me pistoletë dhe megjithëse Xhahysa u dërgua në spital nga të afërmit nuk mundi të mbijetonte.
/Priza.al/