Të paktën 237 persona kanë vdekur dhe 639 të tjerë janë lënduar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë jugore mëngjesin e sotëm, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.
Ministria siriane e Mbrojtjes tha në një deklaratë se “po mobilizon të gjitha njësitë, formacionet dhe institucionet e saj në të gjitha qeveritë për të ofruar ndihmë të menjëhershme dhe ndihmë urgjente për banorët e prekur nga tërmeti, kërkimin e njerëzve të bllokuar nën rrënoja dhe për të trajtuar të plagosur”.
Lëkundjet nga tërmeti, një nga më të fuqishmit që kanë goditur rajonin në më shumë se 100 vjet, janë ndier deri në Izrael.
Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofruan ndihmë për të prekurit nga ky tërtmet. Eksperti i sigurisë kombëtare atje deklaroi: “SHBA-të janë thellësisht të shqetësuara nga tërmeti shkatërrues i sotëm në Turqi dhe Siri. Unë kam qenë në kontakt me zyrtarët turq për tu thënë se ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo dhe të gjithë ndihmën e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë.”
18 pasgoditje me magnitudë mbi 4 ballë janë regjistruar pas lëkundjes më të fuqishme, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Pasgoditja më e fortë deri më tani u regjistrua vetëm 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7.
Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta do të vazhdojnë në orët dhe madje edhe ditët në vijim pas një tërmeti aq të fortë sa ai që përjetoi Turqia të hënën në mëngjes.