(Pamje të rënda) Tërmeti i fortë në Turqi/ Qytetarja poston videon nën rrënoja, kërkon ndihmë

Turqia është goditur mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fuqishëm 7.8 ballë. Situata në rajonet e goditura është alarmante me disa ndërtesa të shembura dhe me një numër të lartë viktimash i cili fatkeqësisht pritet të rritet.

Një video e rëndë është publikuar në mediat turke mëngjesin e sotëm. Një qytetare e cila ndodhej nën rrënoja në Hataj ka bërë një video me celularin e saj dhe ka kërkuar ndihmë.

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që ka tronditur vendin. Erdogan ka shkruar se ekipet e shpëtimeve janë në vendin e ngjarjes dhe se po bëhet gjithçka për ta përballuar situatën.

“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, shkroi Erdogan.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *