Ky në foto është Bill McElligott, shofer kamioni për 28 vite me radhë. Gjysma e majtë e fytyrës së tij ka qenë gjithmonë e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.
Edhe pse të filtruara përmes xhamit të dritares, ato kanë përshpejtuar plakjen e saj krahasuar me gjysmën e djathtë, e cila ishte në hije.
Fotografia e tij u shfaq në “New England Journal of Medicine” në vitin 2012, si pjesë e një studimi mbi lidhjen e plakjes së lëkurës (dhe sëmundjes) dhe ekspozimit ndaj rrezeve UVA.
Rrezet UVA shkaktojnë rrudhjen dhe plakjen e lëkurës, si edhe japin kontributin e tyre në kancerin e lëkurës si për shembull melanoma.
Rrezet UVA, e kalojnë lehtësisht shtresën e ozonit (shtresa mbrojtëse e atmosferës përreth tokës), duke përbërë kështu llojin më të madh të rrezeve ultravjollcë, ndaj të cilave ne ekspozohemi më shumë.
/Burimi: @fotografiteqekaneberehistorine.Art/