Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Liderët botërorë shprehin mesazhe ngushëllimi dhe ofrojnë ndihmë

Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje u dërguan këtë të hënë nga liderët botërorë, pas tërmetit të fuqishëm që zgjoi Turqinë dhe Sirinë.

Presidenti ukrainas  Volodymyr Zelensky shprehu ngushëllimet e tij për viktimat në Twitter dhe ofroi ndihmë. “Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë,” tha Zelensky.

BE ka shprehur gjithashtu solidaritetin ndërsa ka shtuar se Evropa është gati të ndihmojë.

“Një tërmet shkatërrues tronditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes, duke vrarë qindra njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë. Mendimet tona janë me popullin e Turqisë dhe Sirisë. BE-ja është e gatshme të ndihmojë”, shkruan Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

Në Twitter, kryeministri indian Narendra Modi tha se ishte “i shqetësuar nga humbja e jetëve dhe dëmtimi i pronës” nga tërmeti. “India qëndron në solidaritet me popullin e Turqisë dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme për të përballuar këtë tragjedi” – shkroi Modi.

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif u dërgoi ngushëllimet e tij njerëzve si në Turqi ashtu edhe në Siri në një sërë postimesh në Twitter.

Misioni diplomatik amerikan në Turqi shprehu gjithashtu “dhimbje të thellë për viktimat tragjike dhe dëmet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti” në një postim në Twitter.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *