Toka turke nuk po gjen qetësi. Pas goditjes fillestare të tërmetit me magnitudë 7.8 Rihter, pasgoditjet kanë vijuar. Më e forta ka qenë ajo e pak çasteve e shkallës 7.7 Rihter, po në të njëjtën zonë.
Deri më tani janë regjistruar rreth 1200 viktima dhe mijëra të plagosur. Numri i persona që kanë humbur jetën pritet të rritet, pasi fatkeqësisht ka ende shume persona nën rrënoja.
Gjatë ditës së sotme, mbi 70 lëkundje janë regjistruar që nga tërmeti që u ndje në Siri, Liban, Qipro e deri në Rusi.