I ftohti i këtyre ditëve ka kushtëzuar përditshmërinë e shumicës prej nesh. Mirëpo pamje të mahnitshme vijnë nga qyteti i Pogradecit.
Në këtë qytet temperaturat e ulëta deri në -12 gradë gjatë orëve të natës kanë krijuar pamje interesante të akullit në bregun e liqenit.
Ndërkohë, Policia i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin gomat e dimrit në akset kryesore rrugore dhe të ecin me shpejtësi të ulët, për të shmangur ndonje incident të mundshëm.