Sizmiologu britanik: Tërmeti në Turqi zgjati 100 sekonda, do ketë mijëra pasgoditje

Një sizmiolog ka paralajmëruar se Turqia dhe Siria mund të përballen me mijëra pasgoditje për javët apo muajt e ardhshëm. Duke folur për Sky News pak para goditjes së tërmetit të dytë, 7.5 ballë, Stephen Hicks, nga University College London, shpjegoi se 11 minuta pas tërmetit me magnitudë 7.8 të mëngjesit të sotëm, u regjistrua një pasgoditje prej vetëm një njësie me magnitudë më pak.

Ai tha se askush nuk mund të “përjashtojë plotësisht” mundësinë që një tjetër me përmasa të ngjashme të godasë përsëri.

Ai theksoi se ekziston gjithashtu një “shans shumë i vogël që të ketë një tërmet tjetër më të madh se goditja kryesore”. Por “ne nuk mund ta përjashtojmë plotësisht këtë”, tha Hicks.

“Do të ketë dhjetëra dhe mijëra pasgoditje që do të ndodhin ende në javët apo muajt e ardhshëm, por gradualisht do të jenë me intensitet më të ulët me kalimin e kohës”,– u shpreh sizmiologu.

Hicks shtoi se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar me saktësi se kur do të ndodhë një tërmet, dhe ky ishte “lloji më i keq”, që zgjati rreth 100 sekonda.

“Është një tërmet shumë i cekët nën një zonë shumë të populluar dhe në një rajon ku ndërtesat thjesht nuk mund ta durojnë këtë nivel të lëkundjes. Kur flasim për tërmete kaq të mëdha, epiqendra nuk është një pikë e vetme. Në fakt ka ‘shpërthyer’ përgjatë një çarje prej rreth 400 km”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *