Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për 4 persona që ranë në prangat e policisë, në kuadër të operacionit “Kutia e Pandorës”. Mbi 6 kg kokainë e heroinë janë sekuestruar si dhe shuma të mëdha parash e automjete teksa u arrestuan Brikena Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.
Kjo e fundit tha se Hortenca Biçaku është dadoja e vajzës së saj 4-vjeçari ndërsa Artur Kristo punonjës i fermës saj, për të cilën nuk dha sqarime të hollësi se çfarë aktiviteti kishte.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases Brikena Frakulli dhe Artur Kristo, Policia gjeti 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.
Gjithashtru u gjetën dhe u sekuestruan 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare. Prokuroria thotë se në krye të aktivitetit qëndronte Brikena Frakulli e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.
40-vjeçarja rezulton edhe në të kaluarën e proceduar dhe dënuar për të njëjtat vepra penale, përkatësisht në vitin 2015. Policia ka identifikuar edhe furnizuesin kryesor, por për shkak se operacioni është në vijim, mbahet sekret emri i tij.