Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi i pritën në Qeveri ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Kosovë.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, takimi kishte për temë qednrore të diskutimit procesin e dialogut, propozimin europian për marrëveshjen dhe “rrugën përpara”. Në komunikatë për media pas takimit, ZKM-ja nuk e përmendi Asociacionin, por atij iu referua si “marrëveshja e Brukselit e vitit 2013”, raporton Gazeta Express.
“Kryeministri Kurti i njoftoi ata me qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, thuhet në komunikatë.
Ndër të tjerash, ZKM-ja thotë se Kurti ka thënë se Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog përmes qasjes konstruktive dhe propozimeve kreative.