Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes

Jonida Vokshi do të bëhet nënë për herë të dytë. Këtë lajm e konfirmoi vetë moderatorja gjatë hapjes së prime-it të shkuar të “Big Brother Vip Kosova”.

“Jam shumë e lumtur që po e ndaj këtë lajm me ju. Këtë rrugëtim kaq të mbushur me emocione, e kam nisur vetë e dyta,”-u shpreh Jonida.

Së fundmi, është bërë me dije edhe gjinia e bebes. Burime për “Prive” bëjnë me dije se moderatorja është në pritje të një djali.

Jonida Vokshi dhe aktori Besnik Krapi janë edhe prindër të një vajze, të quajtur Emi. Shumë shpejt ata do të përjetojnë edhe ndjesinë e të qenurit prindër të një djali.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *