‘Nuk do ta lejoja të vriste babanë e tre fëmijëve të mi’/ Zbardhet dëshmia, Dhurata Saliaj kërkon mëshirë para gjykatës

Zbardhet dëshmia e Dhurata Saliajt, e cila akuzohet se ka bashkëpunuar me babain e saj për vrasjen e Kudret Saliajt. 33-vjeçarja ka mohuar se ka bashkëpunuar me babain e saj, për vrasjen e babait të tre fëmijëve të saj.

Mes të tjerash Dhurata Saliaj ka kërkuar mëshirë.

“Nuk e dija qe babi do bënte vrasje. Nuk do ta lejoja. Kudreti ishte babai i tre fëmijëve. Kërkoj mëshirë nga gjykata, pasi kam tre fëmijë”, u shpreh Dhurata.

Ndërkohë, prokurori i çështjes i është kundërvënë deklaratës së saj dhe të babait të saj. Ai tha se Dhurata Saliaj ishte bashkëpunëtore në krim për vrasjen e burrit të saj.

Rikujtojmë se Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij, Dhurata Saliajn, në lidhje me vrasjen e Kudret Saliajt.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *