Ditën e sotme, një 33 vjeçar shqiptar dhe një shtetas malazez janë vënë nën hetim nga policia pasi nuk kanë deklaruar shumën e parave që kishin me vete ndërkohë që mbërritën në aeroportin e Rinasit. Shqiptari i janë gjetur të fshehura në trup, 21.790 paund dhe francezit, 10 mijë franga dhe 800 euro të padeklaruara.
Shtetasit V. K., 33 vjeç, banues në Elbasan, gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një brez i improvizuar në të cilën kishte fshehur shumën e parave.
Njoftimi i policisë:
Rinas/Kontrolle të shtuara për goditjen e krimeve ndërkufitare, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Action”.
Plani operacional, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, FRONTEX-in dhe me përfaqësuesit e programit “EU4FOCAL”.
Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Kishte fshehur në trup 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte, procedohet penalisht 33-vjeçari.
Procedohet penalisht dhe një shtetas malazez që nuk deklaroi 10 000 franga zvicerane dhe 800 euro.
Sekustrohen 21 790 paund, 10 000 franga dhe 800 euro.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Action”, pjesë e të cilët janë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, FRONTEX dhe programi “EU4FOCAL”, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë shtuar kontrollet për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u kalua në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi V. K., 33 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një brez i improvizuar, në të cilën kishte fshehur 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte.
Gjithashtu, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi malazez V. K., 47 vjeç, të cilit, në çantën e dorës, i janë gjetur 10 000 franga dhe 800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.
Në vijim të veprimeve, shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlere”, për secilin nga këta 2 shtetas.