Berisha:Të mërkurën kemi seancën me pyetjet për McGonigal

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me gratë e LDGSH, teksa ka vijuar të flasë për çështjen “McGonigal”.

Berisha deklaroi se ditën e mërkurë në parlament do të zhvillohet seanca me pyetjet në lidhje me këtë aferë, ndërsa shtoi se në këtë ditë Rama ka urdhëruar “Lindën e Parlamentit” të përjashtojë 8 deputetë demokratë, duke iu referuar kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Sa i përket protestës së paralajmëruar në 11 shkurt, Berisha tha se duhet të bëhet gjithçka që të jetë protesta më e madhe që ka njohur vendi, ndërsa shtoi se ky është një revolucion dhe zinxhiri i protestave do vijojë.

“Të mërkurën në orën 10:00, Rama ka urdhëruar Lindën e Parlamentit të përjashtojë 8 deputetë, ne kemi seancën e pyetjeve për McGonigalin, që ta marrin vesh shqiptarët. T’ua shpjegojmë shqiptarëve të gjitha. I ka të pashpresa, kështu që data 11, duhet të bëjmë gjithçka për protestën më të madhe që ka njohur vendi. Ky është revolucion, zinxhiri i protestave do vijojë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *