Skandalet për kongresmenin republikan të SHBA, George Santos nuk po ndalen.
Së fundmi ai akuzohet për ngacmim seksual, nga një ish ndihmës i tij. Për më tepër, kongresmeni republikan është në hetim nga Komisioni i Etikës për një sërë gënjeshtrash, së fundmi dhe ajo e financimit të fushatës së tij elektorale.
Derek J. Myers, ka kërkuar një hetim nga Komiteti i Etikës së Kongresit për sjelljen e Santos, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual. Ai gjithashtu dorëzoi një raport policor në policinë e Kapitolit të SHBA.
Myers, i cili është gjithashtu gazetar, tha se ai po kërkonte të punësohej si staf në janar dhe iu ofrua një pozicion në zyrën e kongresmenit. Ai pretendon se ishte “i gatshëm për të kryer gjithë detyrat e nevojshme për punësim”, por oferta e tij e punës u anulua pas disa ditësh punë të papaguar.
Ai pretendoi se Santos, i cili është homoseksual, bëri sjellje të pahijshme ndaj tij, teksa ka qenë në zyrën e tij kongresmeni ka përqafuar një punonjës.
“Kongresmeni vendosi dorën e tij në kofshën time dhe më prekur të pasmet”, tha Mayers.
Në lidhje me akuzat e Mayers, zyra e kongresmenit është përgjigjur duke thënë se kishin vendosur të mos punonin me të pasi mësuan se ka qenë i përshirë në skandale përgjimi.
Në lidhje me Santosin, mediat e huaja shkruajnë se ai ka gënjyer që rrjedh nga hebrenjtë ukrainas që ikën nga Holokausti, ndërkohë familja e tij është braziliane.