Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në fshatin Dragostunjë në Librazhd.
Qemal Bici e akuzonte gruan, se ajo e tradhëtonte me drejtorin e shkollës në Dragostunjë.
Mësohet se dyshja kanë pasur edhe konflikte të mëparshme për të njëjtin shkak, por asnjëherë nuk i kishin ndjekur në rrugë ligjore.
Madje Qemal Bici pas sherreve me gruan, Menderie Bici kishte arritur që të përzinte drejtorin e shkollës nga fshati Dragostunjë dhe ta dërgonte në një tjetër fshat.
Qemal Bici ka masakruar me sopatë bashkëshorten e tij, Menderien dhe më pas vrau veten duke u vetëvarur në pemë.
/Priza.al/