Një ngjarje e rëndë u shënua në Shkodër para dy ditësh, ku i vëllai vrau me silinciator të motrën.
‘Priza.al’ ka arritur të sigurojë videot teksa Fabian Vuka ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës.
Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa asnjë familjar nuk shihet as në Gjykatë dhe as jashtë saj.
Diana Vukaj u gjet e vdekur në shtëpinë e të vëllait dy ditë më parë. Natën e 5 qershorit pas një sherri për mobiljet, Fabian Vuka qëlloi me armë zjarri të motrën e dhe e la të vdekur. Dyshohet se Fabian Vukaj e kreu krimin në gjendje të dehur, pas një konflikti me të motrën për çështje parash. Edhe pse e kishte qëlluar Diana Vukajn për vdekje, ai vazhdonte të dilte lirisht në qytet, ndërsa viktimën e mbante në banesë. Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania.
/Priza.al/