Deklaratat e bëra në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung”, pas largimit të trajnerit të portierëve të Bayern Munich nga Manuel Neuer, i cili u shfaq i revoltuar dhe “kërcënoi” klubin me një largim, nuk lanë aspak ‘shije’ të mirë te klubi dhe tekniku Nagelsmann.
Për këtë arsye klubi bavarez ka marrë një vendim që ndoshta nuk do t’i pëlqejë aspak “gardianit” 36-vjeçar të portës së Bayern. Më konkretisht tekniku dhe vetë klubi kanë vendosur që shiriti i kapitenit, i cili mbahet nga Manuel Neuer kur ai është prezent në fushë, t’i kalojë “liderit” të mesfushës, Joshua Kimmich edhe kur 36-vjeçari të rikthehet në fushë.
Rikthimi i Neuer mund të vihet në “pikëpyetje”, pas deklaratave të tij dhe vendimit të klubit. Nga mediat gjermane u raportua gjithashtu dhe se ekipi po mban nën vëzhgim një portier zëvendesues, me Sommer që tashmë mund të kthehet në “numrin 1” të Munich.