“Ndërtesat dridheshin sikur ishin pushtuar nga xhindet” Studenti tregon tmerrin e përjetuar gjatë tërmetit në Turqi

Tërmeti katastrofik i rënë mëngjesin e djeshëm në Turqi, pranë kufirit me Sirinë, ka shkaktuar deri më tani rreth 5000 viktima dhe 23 mijë të plagosur. Fatkeqësisht ka ende persona nën rrënoja, teksa ekipet e kërkim-shpëtimit vendase, në bashkëpunim dhe me ato të shteteve që kanë ofruar ndihmë, po punojnë për të shpëtuar sa më shumë.

Awale Ahmed Darfa, një student nga Somalia që ndodhej në Gaziantep kur zona u godit nga tërmeti i fuqishëm 7.9 ballë ka rrëfyer tmerrin që përjetoi.

“Një tërmet i madh goditi ndërsa ne ishim në gjumë … Situata u kthye në kritike shumë shpejt. Dëgjuam britma, të qara dhe njerëz që vraponin. Ndërtesat po dridheshin sikur të ishin pushtuar nga xhinët [shpirtrat e këqij]. Të gjithë vrapuan kudo që mendonin se do të ishin të sigurt.

Tani jemi jashtë pasi kemi lënë shtëpitë tona rreth orës 4 të mëngjesit. Ka një problem të të qenit jashtë, bie shi, ftohtë, erë dhe nuk kemi veshur veshje mbrojtëse. Jashtë, të gjithë janë të veshur me atë që kishin veshur ndërsa ishin në gjumë. Disa njerëz nuk kanë këpucë. Ata na thanë se nuk mund të ktheheshim në ndërtesa për shkak të frikës të pasgoditjeve. Kjo është fatkeqësia këtu”, tha Awale Ahmed Darfa.

Sakaq, sipas zyrtarëve turq, më shumë se 7,800 njerëz janë shpëtuar deri më tani në 10 provincat e goditura nga tërmeti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *