CNN/Skandali McGonigal, si shefi i FBI mbajti marrëdhënie të fshehtë me kryeministrin Edi Rama

Skandali McGonigal vijon të mbushë faqet e para të mediave kryesore amerikane. CNN shkruan këtë herë mbi marrëdhënien e fshehtë të shefit të FBI me kryeministrin shqiptar, dhe si morri prej një ish agjenti sekret shqiptar 225 mijë dollarë.

Sipas CNN McGonigal u promovua për të trajtuar disa nga rastet më të ndjeshme të kundërzbulimit në dosjet e FBI-së, duke përfshirë një hetim të madh për një varg asetesh-agjentë të CIA-s që ishin vrarë ose humbur ndryshe në Kinë.

Por në vitin 2017, saktësisht një vit pasi ishte emëruar kreu i divizionit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, McGonigal dyshohet se u ul në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në qytet dhe pranoi 80,000 dollarë në para nga një person që kishte punuar më parë me Inteligjenca shqiptare (Agron Neza).

Është një nga detajet më të çuditshme nga dy paditë kundër McGonigal, të ngritura muajin e kaluar në Nju Jork dhe Uashington, që përfshijnë akuza për pastrim parash, komplot për të shkelur sanksionet e SHBA kundër një oligarku rus dhe gënjeshtra ndaj FBI-së.

Për gati dy vjet përpara daljes në pension të tij në 2018, Departamenti i Drejtësisë pretendon se McGonigal ua shiti në mënyrë efektive aksesin e tij zyrtarëve të lartë amerikanë, duke u përpjekur të ndërmjetësonte takime për individë nga Bosnja dhe Hercegovina në emër të personit të lidhur më parë me inteligjencën shqiptare.

McGonigal dyshohet se pranoi të paktën 225,000 dollarë për atë ndihmë, të gjitha ndërkohë që gënjeu FBI-në për aktivitetet e tij, duke përfshirë udhëtimet e shumta në Evropë të paguara nga kontaktet e tij shqiptare dhe të marra pa informuar FBI-në, si dhe një marrëdhënie të fshehtë që ai mbante me Kryeministrin të Shqipërisë.

Për disa zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, sjellja e McGonigal ndërsa ai ishte ende duke punuar në byro është shumë më “e tmerrshme”, siç tha ish-zyrtari i lartë, sesa akuzat kundër tij në lidhje me Deripaskën që u zhvilluan pasi ai kishte dalë në pension.

Veçanërisht shqetësues, tha ky person, është pretendimi se McGonigal bëri që FBI të hapte një hetim penal për një shtetas amerikan, në të cilin personi i lidhur më parë me inteligjencën shqiptare pritej të vepronte si një burim njerëzor – por nuk arriti të zbulonte marrëdhënien e tij financiare  me atë person në byro.

Pasi doli në pension në vitin 2018, sipas padisë së Nju Jorkut, McGonigal shkeli sanksionet e SHBA duke marrë pagesa të paligjshme për të ndihmuar Deripaskën në përpjekjen për të hequr sanksionet amerikane kundër tij dhe për të hetuar një rival politik në Rusi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *