Tërmeti shkatërrues/ 4 të arrestuar në Turqi për përhapjen e panikut në rrjete sociale

Policia turke ka arrestuar katër persona për postime “provokuese” në rrjetet sociale pas tërmetit 7.8 ballë që goditi Turqinë jugore.

Katër persona u arrestuan pas shpërndarjes së postimeve që synonin të krijonin frikë dhe panik. Policia bëri me dije se kishte nisur një hetim më i gjerë në llogaritë e mediave sociale por nuk dha informacion mbi përmbajtjen e postimeve, raporton Agence France-Presse.

Rrjetet sociale turke janë mbushur me postime nga njerëz që ankohen për mungesën e përpjekjeve të kërkim-shpëtimit në zonën e tyre, veçanërisht në Hatay.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *