Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Firence pasi në makinën me të cilën po udhëtonte u gjetën 4 kilogramë lëndë narkotike tip kokainë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u përpoq të ruante qetësinë kur u ndalua për kontroll, por filloi të shfaqte shenja nervozizmi kur qentë anti-drogë iu afruan makinës. Ky detaj i bëri efektivët e policisë të vijonin kontrollin e hollësishëm.
Lënda narkotike u gjet e ndarë në 4 pako, me nga një kilogramë secila. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nuk dispononte leje qëndrimi në Itali.