Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se disa hotele në Antalia do të përdoren për të strehuar të mbijetuarit nga tërmeti.
“Duke filluar nga vendet afër zonës së fatkeqësisë, po bëhen planet e nevojshme për t’i vënë në dispozicion hotelet që tashmë kanë pezulluar aktivitetet e tyre për shkak të sezonit të dimrit, në shërbim të viktimave të fatkeqësisë,” tha Erdogan në një fjalim të martën.
“Vetëm në rajonin e Antalias janë përgatitur 50 mijë shtretër për këtë qëllim. Rreth 8,000 njerëz u shpëtuan nga rrënojat deri më tani”, theksoi presidenti Erdogan.
Deri më tani, 54.000 tenda dhe 102.000 shtretër janë dërguar në rajonet e prekura. Ndërsa 53.317 personel shpëtimi po punojnë në zonën e tërmetit.
Terminalet e transmetimit satelitor janë dërguar në rajon me qëllim që të mos ketë ndërprerje në komunikim.