Spitali i Fierit, i ndërtuar me financimit e Turqisë, është drejt përfundimit. Nga nisja e punës, kanë kaluar 57 ditë dhe ky spital ka nisur që të marrë formë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme videon se si duke spitali rajonal i Fierit.
“Kantieri i Spitalit Rajonal Memorial Fier, Dita 57 live”, shkruan Rama, teksa poston videon, që tregon pamjet e kantierit në ndërtim.
Ndërtimi i këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej 50 000 m2, nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës që do të jetë me 1 dhe 2 kate.
Në këtë spital janë të punësuar 50 persona turqë dhe 320 shqiptarë, ku paga minimale është 40 mijë lekë, siç ka bërë të ditur më herët kreu i qeverisë.