Ligjvënësit e Moskës po planifikojnë t’i rekrutojnë njerëzit e papunë në repartet e ushtrisë për të luftuar në vijën e frontit të Ukrainës ka zbuluar britanikja The Mirror.
Plani do të përfshijë qindra mijëra rekrutë meshkuj të papunë që do të regjistrohen me forcë kur të kthehen në zyrën e shërbimit. Ky është plani i fundit për të rritur numrin e trupave për luftën, e cila deri më tani ka vrarë 132,160 ushtarë të Moskës.
Të papunët kryesisht meshkuj në Rusi arrijnë në 2.7 milionë me një moshë mesatare 36 vjeç, ndërsa aktualisht rreth 50,000 mercenarë të Grupit Wagner përbëjnë pjesën më të madhe të luftëtarëve në Ukrainë, shumë prej tyre të rekrutuar nga burgjet.