Qendra sizmologjike e Evropës (EMSC) ka njoftuar se para më pak se një orë Turqia është goditur nga një tërmet tjetër me fuqi prej 5.5 magnitudë.
Deri më tani nuk raportohet për viktima, të lënduar apo dëme materiale
Ndryshe javën e kaluar Turqia dhe Siria janë goditur nga një tërmet shkatërrues, ku si pasojë kanë humbur jetën mbi 11 mijë persona.
E ekipet e shpëtimit po vazhdojnë me operacionet e kërkim-shpëtimit, të personave që kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
Në Turqi kanë arritur shumë ekipe të shpëtimit nga vende të ndryshme të botës, ndërsa presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vizituar zonat e goditura nga tërmeti