Arrestohet pronari i një lokali në rrugën “Besim Alla” në Tiranë, pasi akuzohet për veprimtari të ligjshme të lojërave të fatit, sakaq do të procedohet penalisht dhe punonjësi i tij 20-vjeçar.
Gjatë kontrollit policor në ambient, janë sekuestruar një kompjuter dhe një aparat celular.
Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi M. T., 29 vjeç, ndërsa i ndjekuri penalisht është shtetasi me iniciale K. V., 20 vjeç, punonjës në lokal.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Pages”.
Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në lokalin e tij, vihet në pranga 30-vjeçari. Procedohet penalisht dhe një punonjës i këtij lokali.
Sekuestrohen 1 kompjuter dhe 1 aparat celular.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pages”.
Gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në një lokal, në rrugën “Besim Alla”. Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një kompjuter dhe një aparat celular, në të cilët ishin të hapura faqe bastesh sportive.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi M. T., 29 vjeç, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. V., 20 vjeç, punonjës në këtë lokal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kompjuteri dhe aparati celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.