Censusi i popullsisë/ INSTAT nis regjistrimin në shtator

INSTAT do të realizojë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në shtator të këtij viti. Censusi i popullsisë ishte parashikuar të kryhej që në 2020-ën, por që është anuluar tre herë për arsye të ndryshme. Realizimit i tij parashikohet të bëhet pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, periudhë kjo që nuk i vjen në ndihmë KQZ-së për të ditur numrin e saktë të votuesve në vend.

Më konkretisht të dhënat për numrin e popullsisë dhe banesat do të merren më 18 shtator 2023.

Procesi do të zhvillohet për një periudhë gjashtë javore dhe do të ndjekë metodën e numërimit të drejtpërdrejtë bazuar në operacionet në terren me përpilimin e pyetësorëve nga anketuesit.

Në fakt procesi ishte parashikuar për tu zhvilluar në vitin 2020 por u shty për shkak të pandemisë për tu rihapur në vitin 2022. Për këtë qëllim u hap edhe tenderi për blerjen e 8 mijë tabletave, por që u anulua pas ankimimit në komisionin e prokurimeve publike.

Gjithsesi pas akuzave të ngritura për emigrimin masiv të shqiptarëve dhe braktisjen e fshatrave apo qyteteve të vogla, rezultati i tij do të tregojë faktikisht se sa është popullsia që jeton në vend, por edhe se sa prej tyre kanë në pronësi banesa apo prona të tjera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *