“Rama e përdori McGonigal si vrasës me pagesë”/ Berisha: Ai njeh vetëm forcën dhe frikën

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka takuar sot në selinë e PD anëtarët e degëve 8 dhe 10 të Tiranës. Ai u shpreh ndër të tjera se afera e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI, McGonigal, është e njohur në mbarë botën dhe se sipas tij është një akt që vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA.

Berisha tha se Rama e ka përdorur McGonigal si “vrasës me pagesë kundër opozitës”, ndërsa shtoi se ai nuk e lëshon pushtetin, por njeh vetëm frikën dhe forcë.

“Afera Rama-McGonigal, është një aferë botërore, që ka tronditur në fushën e sigurisë jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por këtë fushë për SHBA, vendet anëtare të NATO. Aktin që ka bërë Rama mund ta bënte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA.

Rama nuk njeh asnjë kufi dhe asnjë normë. Ai i lejon vetës çdo lloj akti në funksion të pushtetit të vet, dhe kjo përbën një fatkeqësi për një komb. Kur një kryeministër i lejon vetes çdo akt dhe veprim për të ruajtur karrigen e tij, ai nuk e dorëzon pushtetin në asnjë mënyrë, njeh vetëm, gjuhën e forcës dhe frikë, ndryshe nuk ikën. McGonigal e përdori si vrarës me pagesë kundër opozitës.” – u shpreh kreu i Partisë Demokratike.

Ai cilësoi shqiptarët si viktimat më direkte të asaj që ai e quajti aferë dhe krim makabër.

“Rama këtu hapi proces kundër Lulzim Bashës për larje parash për të cilën dënohej të paktën 6 vite burg. Sepse ende nuk tregon ku i mori paratë dhe kjo tregon se ke para të pista. Ky pasi  e çoi në prag dënimi e bllokoi dosjen dhe në kundërshtim me ligjin nuk e çoi në gjykatë të lartë. Edi Rama funksionon si bos i një organizate kriminale” – tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *