Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë sot në fshatin Mbyet të Fierit. Policia njofton se i riu me iniciale E.M. dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Sipas bluve të Fierit, 34-vjeçari punonte në bashkinë e këtij qyteti. Nga këqyrja paraprake e trupit të të ndjerit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 08.02.2023, rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.